Zbulohet një malware i ri, të gjitha pajisjet Android janë në rrezik

Teknologji

Zbulohet një malware i ri, të gjitha pajisjet Android janë në rrezik

Më: 29 maj 2017 Në ora: 15:09
Ilustrim

Kërkuesit nga Universiteti Santa Barbara dhe Georgia Tech kanë zbuluar tipin e malware me emrin “Cloak and Dagger”, i cili godet pajisjet Android.

Bëhet fjalë për malware, i cili është i fshehur në aplikacione dhe me rastin e instalimit merr plotësisht kontrollin mbi pajisjet Android.

Përdoruesi nuk është në dijeni se pajisja e tij është e infektuar.

Malware mund të përcjellë gjithë ato se çfarë shkruajnë përdoruesit, të marrë lejen për qasje ne të gjitha pjesët e pajisjes, madje edhe të kontaktojë listën e kontakteve dhe gjatë kësaj kohe ekrani i pajisjes qëndron sikur të ishte i ndalur.

Kërkuesit të cilët zbuluan këtë malware, thonë se të gjitha versionet e Androidit  rrezikohen të preken nga ky virus.  Google aktualisht është duke punuar për një azhurnim të sigurisë, por nuk është e ditur se kur përdoruesit do të kenë qasje dhe nëse azhurnimi do të jetë për të gjitha versionet e Androidit.

Për t’u ruajtur nga ky lloj malware është e këshillueshme që në mobilin tuaj të instaloni antivirus, ndërsa të dhënat duhet ruajtur në ndonjë disk të jashtëm, apo në ndonjë shërbim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat