Të gjitha vendet e BE-së do të kenë internet falas

Teknologji

Të gjitha vendet e BE-së do të kenë internet falas

Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:51
Ilustrim

Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian kanë arritur marrëveshje politike për vendosjen dhe financimin e internetit falas pa tela në gjithë BE-në.

Deri në vitin 2020, interneti falas pa tela pritet të jetë i pranishëm në tregje, parqe, biblioteka, spitale dhe hapësirat tjera publike në të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Iniciativa WiFi4 EU i kontribuon vizionit tonë që çdo fshat dhe qytet evropian, në qendrat e tyre të interesit publik të ketë internet falas pa tela deri në vitin 2020”, tha kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claud Juncker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat