Pixel XL 2 ‘parakalon’ në GFXBench

Teknologji

Pixel XL 2 ‘parakalon’ në GFXBench

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 09:06
Pixel XL 2

Prototipi i fundit i një telefoni të ri që do të kalojë nëpër pragjet e GFXBench është Pixel XL 2, varinati i ri i ardhshëm i telefonit të Google, ose pasardhësi i Pixel XL origjinal nga 2016.

Kjo pajisje pritet të lansohet së bashku me Pixel 2 këtë vjeshtë, ndoshta me një model të tretë që i bashkohet atyre .

Të gjitha këto pajisje thuhet se do të mundësohen nga procesori Snapdragon 835 nga Qualcomm, dhe ky tregues i lartpërmendur konfirmon këtë.

Lista e informacioneve të GFXBench na tregon gjithashtu se Pixel XL tjetër do të shfaqë një ekran pak më të madh se paraardhësi i tij.

Për disa arsye, uebfaqja ka marrë parasysh vetëm madhësinë dhe rezolucionet e ekranit duke përjashtuar butonat e navigimit të softuerit Android – prandaj rezolucioni i listuar është i barabartë me 2,560×1,312.

Shtoni shiritin e navigimit dhe arrini në 2,560×1,440 ose QHD, të njëjtën rezolucion të përdorur në Pixel XL të vitit të kaluar. Nëse ne faktorizojmë shiritin e navigimit në llogaritjen e madhësisë, ne mendojmë se Pixel XL 2 testuar në këtë uebfaqe aktualisht ka një panel prej 5.7 “.

Kjo do ta bënte atë edhe më shumë të ngjashëm me një fablet. Le të shpresojmë që Google dhe HTC të kenë arritur të shkurtojnë disi këto korniza të mëdha dhe do ta sjellin këtë ekran më të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat