Sulmi i WannaCry detyron Microsoft të përditësojë Windows XP-në

Teknologji

Sulmi i WannaCry detyron Microsoft të përditësojë Windows XP-në

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 21:20
ilustrim

Kompanitë zakonisht publikojnë përditësime sigurie për sisteme operative të cilat i mbështetin ende, por pas sulmeve serioze kibernetike, ka prej atyre të i harrojnë politikat.

Microsoft publikoi përditësime sigurie për versionet e vjetra të Windows si dhe paralajmëroi organizatat qeveritare për rrezikun që bartin.

Windows XP-ja, një sistem operativ që nuk mbështet më prej Microsoft që nga Prilli i 2014-ës, u godit rëndë nga ransomware WannaCry në Maj.

Microsoft ofron aktualisht përditësime sigurie vetëm për Windows 7-ën, Windows 8-ën dhe Windows 10-ën.

Por nisur nga impakti që WannaCry pati, Microsoft vendosi të dërgonte përditësime sigurie edhe në Windows XP.

Ishte grupi i hakerave Shadow Brokers që publikoi dobësinë e njohur nga NSA-ja si EternalBlue duke i hapur rrugë WannaCry.

Por WannaCry nuk ishte i vetmi maluer i cili u përhap nga EternalBlue, por ishte më shkatërruesi. Shadow Brokers kanë premtuar të publikojnë të tjera probleme sigurie për ata që janë të gatshëm të paguajnë 10,000 dollar në muaj.

Përditësimi i ri në Windows XP arnon 16 probleme siguri, 15 prej të cilave cilësohen kritike nga Microsoft. Të gjithë ata që kanë Windows 2003 ose XP të instaluar mund të instalojnë përditësimet. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat