Laptopi Surface është i pariparueshëm

Teknologji

Laptopi Surface është i pariparueshëm

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 06:47
ilustrim

Microsoft nxori në shitje ditën e djeshme laptopin e ri Surface, një prej produkteve më të vlerësuara falë balancës së duhur që ofronte mes fuqisë, portabilitetit dhe dizajnit.

Por sipas specialistëve të iFixit, laptopi gjithashtu ishte tejet i vështirë për tu riparuar. Ai nuk ka pothuajse asnjë vidhë dhe mënyra e vetme për të hapur kapakët e pasëm ishte përmes shqyerjes së alcantarës me forcë.

Më në brendësi edhe komponentët ishte akoma edhe më të vështirë për tu hequr. Tastiera është e vulosur dhe bordi qëndror është i mbuluar nga jastekë termalë.

Ekipi arriti në përfundimin gjithashtu se nuk mund të shkëputin baterinë pa hequr më parë disa komponentët të tjerë. Përfundimisht ky kompjuteri i ri merr vlerësimin më të ulët të riparimit me 0 pikë nga 10 pikë.

Ky vlerësim është edhe mëposhtë vlerësimi prej 1 pike që mori Surface Book. iFixit thotë se laptopi nuk është dizajnuar për tu riparuar dhe përdoruesit nuk kanë mundësi të shtojnë as RAM e as grafika. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat