Publikohen detajet e Galaxy Tab A 2017, tableti ruan koston e ulët

Teknologji

Publikohen detajet e Galaxy Tab A 2017, tableti ruan koston e ulët

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 08:47
Galaxy Tab

Samsung duket se është pranë prezantimit të një tableti të ri të rangut të ulët. Bëhet fjalë për Galaxy Tab A 8.0 (2017) i cili u shfaq në dabatazën e GFXBench me numra modeli SM-T380 për versionin Wi-Fi dhe SM-T385 për version LTE.

Sipas informacioneve të përvetësuara nga databaza, tableti ka ekran 8 inç 1,280×800, kamër të pasme 8 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel.

Ai do të fuqizohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon 425 me katër bërthama 1.4 Ghz Cortex-A53 dhe grafika Adreno 308.

Tableti vjen me 2GB RAM dhe 16GB memorje të brendshme. Funksionon me Android 7.0 Nougat. Duke pasur në konsideratë harduerin e lartpërmendura, mund të prisni një çmim të arsyeshëm. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat