Roboti që shërben 400 hamburgera për orë do t’i lë të rinjtë jashtë punës - Bota Sot
Roboti që shërben 400 hamburgera për orë do t’i lë të rinjtë jashtë punës

Teknologji

E shtunë, 24 qershor 2017

Roboti që shërben 400 hamburgera për orë do t’i lë të rinjtë jashtë punës

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 10:15
Kjo mrekulli autonome është projektuar dhe ndërtuar nga Momentum Machines

Një informatë të rëndësishme për tinejxherët nëpër gjithë botën. Mundësia juaj për tu punësuar në një zingjir të madh të fast-food tanimë po zvogëlohet ndjeshëm. Kjo, pasiqë hapësira e ushqimit të shpejtë është duke u pushtuar nga robotët.

Tashmë është parë që një robot mund ta përgatisë shumë shpejtë një shujtë në restoran, mirëpo aftësia e robotëve është avancuar tejmase tani.

Roboti i sotëm është edhe më i shkathët. Jo vetëm që mund të rrotullojë mishin e skarës për hamburger apo senduiç por i njëjti gjithashtu mund të ofrojë pije, të shtojë shije në ushqim sikurse domate, turshi, dhe qepë. Dhe gjithë këtë mund ta bëjë shumë më shpejtë sesa njeriu.

Kjo mrekulli autonome është projektuar dhe ndërtuar nga Momentum Machines, kompania e cila sapo ka përfunduar një raund të suksesshëm financimi në shumën e 18 milionë dollarëve. Është shumë e qartë se pse ata tërhoqën kaq shumë para. Roboti i ndëruar nga Momentum Machines thuhet se mund të shërbejë deri në 400 hamburgera brenda një ore, dhe besojmë se këtë rekord e ka të vështirë ta arrijë kushdo që është i shpejtë gjtihsesi në punën e tij në McDonalds apo një zingjir tjetër të ushqimeve të shpejta ku kërkohet shërbim i shpejtë. Por çmimi i tij nuk është edhe aq i lirë sepse sillet diku rreth 300 mijë dollarë.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test