Lenovo punon në laptopin Retro ThinkPad

Teknologji

Lenovo punon në laptopin Retro ThinkPad

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 13:14
Laptopi Retro ThinkPad

Kompania Lenovo këtyre ditëve ka konfirmuar pohimet se po punon në edicioni e limituar të laptopit Anniversary ThinkPad, me të cilin do të kremtojë 25-vjetorin e ekzistimit të brendit.

ThinkPad do të publikohet në tetor dhe do të implementojë teknologjinë e re me elemente të dizajnit të vjetër ThinkPad.

Laptopi pritet të vijë me procesor prej katër bërthamash, mbështetje deri në 16GB ose 32GB RAM.

Çmimi i laptopit  ThinkPad ende nuk është bërë i ditur. Po ashtu nuk dihet as data e saktë se kur do të dalë në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat