Kijohet rrjeti i ri social

Teknologji

Kijohet rrjeti i ri social

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 23:30
Lego bëhet rrjet social

Legot bëhen “social” me një aplikacion që është menduar të jetë i sigurtë për fëmijët më pak se 13 vjeç, duke u dhënë mundësi të rinjve në të gjithë botën të lidhen në një komunitet  kolegësh për të shpërndarë krijimet e tyre dhe për të ndërvepruar me disa nga personazhet Lego.

Që nga fillimi i 2017-tës deri sot aplikacioni është lançuar në SHBA, Britani, Francë, Gjermani, Danimarkë, Austri, Zvicër dhe Itali.

“Lego janë një gjuhë vizive botërore që fëmiëjt i kuptojnë dhe i përdorin për tu shprehur. Tastiera emoji Lego është një tjetër hap para. Kjo lloj tastiere me emoticon, ngjitësa dhe fraza të shkuara i jep mundësi fëmijëve të përdorin aplikacionin LEGO Life në mënyrë të sigurtë dhe të bëjnë biseda të thjeshta, universale, pozitive dhe argëtuese”, thotë Rob Lowe, drejtori i Lego Life.

Për të qënë i sigurtë aplikacioni i ndalon fëmijët të shpërndajnë informacione personale, foto apo çdo gjë tjetër që bën të mundur identifikimin apo vendndodhjen e tyre.

Kur përdoruesi hap një llogari, i jepet një emër i krijuar nga gjeneruesi i emrave që kombinon tre fjalë rastësore, si për shembull, “Zoti President Delfin”, fotot e profilit nuk janë foto reale dhe përmbajtja e komentet monitorohen nga punonjës të Lego

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat