Për shërbimet online duhet vetëm zëri

Teknologji

Për shërbimet online duhet vetëm zëri

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 14:37
Ilustrim

Nuk do të ketë më fjalëkalime për të hyrë në llogarinë  tuaj online, pasi do tju mjaftojë vetëm zëri i mbajtësit të llogarisë dhe kaq.

Me zgjidhje të qëndërzuara dhe të sigurta në Cloud, çdo frazë e thënë nga përdoruesi do të mblidhet nga një smartphone ose kompjuter me mikrofon, kriptohet dhe i dërgohet serverit posaçërisht të akredituar. Atje përpunohet dhe verifikohet me një gjurmë zanore të pararegjistruar. E gjithë kjo, në pak sekonda.

Ky është objektivi i projektit Octave, të financuar nga Komisioni Europian në kuadër të programit Horizon 2020. Janë 12 partnerë europianë nga shtatë vende. 

“Sistemet e sigurisë të përdorura deri më sot si fjalëkalimi, smartcard, mund të harrohen, të zhduken apo të vidhen nga persona të tjerë, që mund t’i keqpërdorin. Teknologjia e njohjes biometrike, zanore në këtë rast, janë më të sigurta dhe respektuese të privatësisë”, thotë Alessandro Luciano, pressident i fondacionit q koordinon të gjithë partnerët në këtë projekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat