Dënim rekord për Google

Teknologji

Dënim rekord për Google

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 14:38
Foto ilustrim, Google

Bashkimi Evropian ka gjobitur sot me 2,42 miliardë euro kompaninë Google për shkak të keqpërdorimit të “pozitës dominuese”.

Dënimi mund të shtojë tensionet ndërmjet BE-së dhe SHBA-ve, të cilat janë shkaktuar pas ardhjes në pushtet të presidentit amerikan Donald Trump.

Komisioni Evropian vlerësoi se Google ka keqpërdorur pozitën dominuese në internet, duke favorizuar faqen e vet për krahasime të çmimeve dhe shërbimeve Google Shopping. 

Pothuajse në të gjitha vendet evropiane, kërkuesi Google ka pjesë në treg prej mbi 90 për qind.

Google ka paralajmëruar ankesë nga vendimit.

Ndryshe, deri më tash dënimi më i lartë për keqpërdorim të pozitës ishte shqiptuar për gjigantin amerikan të çipave për kompjuterë Intel, i cili në vitin 2009 i pagoi BE-së 1,06 miliardë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat