Mosad investon në teknologjinë e lartë

Teknologji

Mosad investon në teknologjinë e lartë

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 23:45
Mosad

Agjencia e inteligjencës së Izraelit Mosad njoftoi sot se do të formojë fondin për inovacione teknologjike, i cila do t’i ndihmojë që të përballet me sfidat aktuale dhe ato të ardhshme.

Fondi i ri i quajtur "Libertad" do të jetë dora shtesë e Mosadit në ngritjen e forcave të teknologjisë, pasi që teknologjia tashmë është njëra nga forcat lëvizëse të rritjes së organizatës.

Shërbimi njoftoi se nuk pret që të ketë aksione në kompani, zhvillimi i të cilave mbështet përmes këtij fondi dhe se nuk do të insistojë në kurrfarë pronësie intelektuale. Po ashtu, nuk do të kërkohet pjesë të profitit prej kompanive, por do të marrë licencën për të shfrytëzuar teknologjinë e zhvilluar.

Mosad për projekte individuale të kërkimeve dhe zhvillim do të investojë rreth 500.000 dollarë, thuhet në kumtesën e agjencisë.

Mediat izraelite shkruajnë se jo vetëm Mosad, por edhe shërbimi i sigurisë Shin bet dhe ushtria izraelite do të fillojnë bashkëpunimin me kompanitë civile, pasi që një bashkëpunim më i madh është i nevojshëm për të zhvilluar betejat në sferën e kibernetikës.

Fushat, të cilat i interesojnë Mosadit janë ndër tjerash, robotët në fusha të ndryshme, në tokë, deti dhe ajër, teknologjia energjetike dhe e baterive, mjete të cilat mundësojnë shifrimin e informacioneve me shpejtësi të madhe dhe softuer për identifikim. Fondi do t’iu mundësojë kompanive dhe pronarëve të tyre në Izrael që të krijojnë teknologjinë e tyre me ndihmën e Mosadit dhe t’i mundësojnë këtij të fundit të kalojë hendekun e teknologjisë. "Libertad" po ashtu është emri i anijes me të cilën emigrantët hebrenj nga Bullgaria arritën në Palestinë në qershor të vitit 1940, thuhet në kumtesën e agjencisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat