Google mund t’ju njohë në fotografi

Teknologji

Google mund t’ju njohë në fotografi

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 13:03
Google

Google ka nisur azhurnimin e ri të aplikacionit Photos, i cili mundëson njohjen e njerëzve në fotografitë tuaja.

Duke iu falënderuar teknologjisë së mësimit të makinës, Google do të njohë linjat e fytyrës në fotografitë tuaja dhe do t’ju përkujtojë që t’i ndani me miqtë.

Opsioni i njëjtë do të zbatohet në të gjitha fotografitë tuaja, të cilat ndodhen eventualisht në albumet e miqve tuaj në Google Photos.  Po ashtu, opsioni i ri Shared Libraries ju mundëson të ndani të gjitha fotografitë tuaja me njerëzit e besueshëm.

Ndryshe, kompania më herët paralajmëroi projektin me emrin Lens, i cili do të shndërrojë kamerat në telefonat e të gjithë përdoruesve të Google në kërkues të internetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat