Edhe dy kompani ajrore rikthejnë laptopët në bord

Teknologji

Edhe dy kompani ajrore rikthejnë laptopët në bord

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 19:06
Ilustrim

Kompanitë ajrore Emirates dhe Turkish Airlines njoftuan se ndalimi i kompjuterëve laptopë në fluturimet drejt SHBA-së, nuk vlen më.

Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar laptopët dhe pajisjet e tjera të mëdha elektronike në dhe nga disa vende me shumicë myslimane, nga frika se me to mund të kurdisen bomba.

Emirates, e cila fluturon nga Dubai në SHBA, tha se ka punuar me autoritetet amerikane për rregulla të reja të sigurisë.

Turkish Airlines tha po ashtu se pasagjerëve të saj që udhëtojnë drejt SHBA-së, do t’iu lejohen laptopët në bord.

Javën e kaluar, ndalesa e laptopëve është hequr edhe për kompaninë Etihad, e cila realizon fluturime drejt SHBA-së nga Abu Dabi.

Në fluturimet nga Katari, Maroku, Jordania, Egjipti, Arabia Saudite dhe Kuvajti vazhdon të aplikohet ndalesa e laptopëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat