Ndryshojnë storjet në Instagram

Teknologji

Ndryshojnë storjet në Instagram

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 18:08
Ilustrim

Instagram me të vërtetë po dëshiron që ta përdorni klonin e tij të Snapchat.

Jo storjet, por një tjetër klon të Snapchat: Direct. Tani, në përpjekje për t’i bërë njerëzit që ta përdorin më shumë veçorinë, Instagram është duke e futur dërgimin e fotografive dhe videove që zhduken direkt në storje.

Duke filluar nga tani, Instagram do t’ju lejojë që t’iu përgjigjeni postimeve në storje me fotografi dhe video që zhduken.

Këto mesazhe, që mund të dekorohen me filterë të animuar të fytyrës ose të dërgojnë video Boomerang, do të shfaqen në inbox-in tuaj.

Prekeni ikonën e re të kamerës pranë kutisë për replikë kur jeni duke shikuar një storje për të dërguar një fotografi ose video. Miqtë do t’i shohin replikat tuaja, së bashku me një parashikim të fotografisë origjinale në postimin që keni replikuar. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat