U deshën 130 ditë që aksionet e snapchat të binin poshtë vlerës së daljes në bursë

Teknologji

U deshën 130 ditë që aksionet e snapchat të binin poshtë vlerës së daljes në bursë

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 00:33
Ilustrim

Për herë të parë që nga dalja në bursë në Mars (IPO), aksionet e Snapchat ranë poshtë vlerës së tyre gjatë IPO-së. Snap kishte vendosur një çmim prej 17 dollarësh për aksione pak ditë pas IPO-së ato shkuan në 27,09 dollar.

Megjithatë dyshimet mbi të ardhmen e kompanisë bënë që vlera e aksioneve të bjerë me shpejtësi. Ditën e Hëne një aksion vlerësohej me 16.99 dollar, 37% më pak sesa pika më e lartë e muajit Mars.

Image

Në grafikun e mëposhtëm kemi paraqitur vijueshmërinë e vlerës së aksioneve për disa prej kompanive teknologjike pas daljes në bursë.

Ndërsa Facebook ju deshën vetëm 3 ditë përpara se aksionet të binin poshtë vlerës së IPO-së, sot vlera e aksioneve është katër herë më e lartë.

Twitter mban rekordin me 652 ditë pa rënë nën vlerën e IPO-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat