Media akuzon “Daimler” për manipulimin e motorëve të një milion makinave tip ”Mercedes”

Teknologji

Media akuzon “Daimler” për manipulimin e motorëve të një milion makinave tip ”Mercedes”

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 13:25
“Daimler”

Prodhuesi gjerman i makinave “Daimler” kishte manipuluar dy tipe motorësh për t’i bërë të dukeshin më pak ndotës gjatë kontrolleve, në një nismë të ngjashme me bashkëpatriotin e tij “Volkswagen” dhe që mund të përfshijë një milion automjete, konfirmojnë sot disa media gjermane.

“Kompania në Shtutgart, që prej një dekade, nga viti 2008 në 2016, kishte shitur në Evropë dhe SHBA automjete me një nivel emtimesh ndotjeje të lartë dhe të paautorizuar”, shkruan në editorialin e saj e përditshmja “Suddeutsche Zeitung”, që ka bashkëpunuar me stacionet rajonale NDR dhe WDR.

Këto tre media kanë mundur të sigurojnë dokumentin e hetimit që shkaktoi dhe fillimin e kërkimeve që u zhvilluan në maj në dhjetëra mjedise të “Daimler” në Gjermani.

“Sipas këtij dokumentit veturat dhe fugonët e vegjël, mbi të cilat emetimet ndotëse ishin manipuluar, janë pajisur me motorë OM 642 dhe OM 651”, vijon “Suddeutsche Zeitung”.

“Rreth një milionë makina mund të jenë përfshirë. Këta motorë janë përdorur veçanërisht në modele të ndryshme të ‘Mercedesit”, nënvizon e përditshmja.

Kërkimet e realizuara në muajin maj kishin si objektiv kërkimin e dokumenteve dhe materialeve për mbledhjen e të dhënave për të mbështetur hetimin e hapur në muajin mars dhe që kishte si shënjestër punonjësit e “Daimler” për dyshimet për mashtrin dhe reklamim të rremë për nivelet e ndotjes reale të automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat