Katër kontraktorë të Apple dolën kundër Qualcomm

Teknologji

Katër kontraktorë të Apple dolën kundër Qualcomm

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 19:14
Qualcomm

Ato vinë në një moment ndërsa tensionet mes Apple dhe Qualcomm janë shtuar lidhur me teknologjinë e modemevë të rrjeteve celulare.

Furnizuesi me çipe i iPhone, Qualcomm, u përball me akuza të reja ditën e sotme nga një grup prej katër kompanish të cilat dolën në mbështetje të Apple.

Foxconn, Wistron, Compal Electronics dhe Pagatron thanë se Qualcomm ka shkelur seksione të Aktit Sherman, një ligj Amerikan Antitrust.

Akuzat u bënë ditën e Marte në Gjykatën e Distriktit të Kalifornisë Jugore dhe vinë si kundërpërgjigje ndaj akuzave të Qualcomm në muajin Maj kundër kontraktorëve të Apple të cilët ndaluan pagesat e licencimit.

Ato vinë në një moment ndërsa tensionet mes Apple dhe Qualcomm janë shtuar lidhur me teknologjinë e modemevë të rrjeteve celulare.

Në Janar Apple akuzoi Qualcomm për praktika të pandershme biznesi duke kërkuar 1 miliard dëmshpërblim.

Pak javë më vonë gjigandi i iPhone kërkoi prej prodhuesve të kontraktuar të ndalonin pagesat e licencimit për Qualcomm.

Gjuha e ashpër e përdorur nga kontraktorët është e njëjtë me atë të Apple. Humbja e të ardhurave nga licencimi i teknologjisë tek Apple ka ndikuar drejtpërsëdrejti tek shitjet e Qualcomm. Analistët presin që Qualcomm të marrë një goditje prej 5.2 miliard dollarësh në të ardhurat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat