“Google Maps” eksploron Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Teknologji

“Google Maps” eksploron Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 13:52
Ilustrim

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor u bë destinacioni i parë që teknologjia Street View e Google viziton jashtë Tokës.

Astronautët ndihmuan kapjen e imazheve panoramike 360 gradëshe brenda stacionit dhe moduleve të tij si dhe pamje të Tokës.

Disa prej fotove përmbajnë përshkrime të cila zakonisht janë ofruar në platformën Maps. Kjo nuk është hera e parë që kapen imazhe 360 gradë të Tokës.

Në 2015-ën Agjencia Hapësinore Evropiane publikoi një tur interaktiv të stacionit. Si dhe vitin e kaluar Nasa përdori imazhet e realizuara nga roveri Pathfinder në Mars për të krijuar ambiente reale të planetit në realitetin virtual shkruan PCWorld Albanian.

Imazhet janë realizuar me një DSLR që kishin në dispozicion astronautët në stacion. U deshën 24 imazhe për të krijuar një panoramë të vetme.

Google tha se teknologjia e përshkrimeve në pamje panoramike 360 gradëshe mund të ofrohet së shpejti edhe në Street View.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat