“Chrome” është shfletuesi numër një në botë

Teknologji

“Chrome” është shfletuesi numër një në botë

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 19:33
Google Chrome

Google shpeshherë i referohemi si një kompania e kërkimit në internet. Megjithatë kërkimi online nuk është i vetmi sektor ku Google shkëlqen.

Bazuar në të dhënat e Statcounter, shfletuesi i kompanisë Chrome është porta kryesore drejt internetit në mbarë botën.

Google udhëheq në desktop, një platformë e cila zihej nga Internet Explorer dhe Firefox përpara se Google ti parakalonte në 2012-ën dhe 2011-ën respektivisht.

Por Google dominon edhe në shfletimin mobil. Falë prezencës në qindra miliona telefonë Android, tregu i Chrome në platformat mobile është 47% ndjekur nga Safari me 21%.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat