Procesorët AMD Ryzen 3 në shitje duke filluar nga 109 dollar

Teknologji

Procesorët AMD Ryzen 3 në shitje duke filluar nga 109 dollar

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 00:31
AMD Ryzen 3

Procesorët buxhetorë Ryzen 3 të AMD janë shitje që nga dita e sotme dhe më në fund kemi detajet e kostos.

Aktualisht AMD ofron dy procesorë Ryzen 3: modelin bazë Ryzen 3 1200 për 109 dollar dhe modelin pak më të fuqishëm Ryzen 3 1300X për 129 dollar.

Specifikat e dy procesorëve ngelen të pandryshuar që prezantimi në fillim të muajit ku Ryzen 3 1300x ka frekuencë 3.5Ghz e cila mund të shkojë deri në 3.7 Ghz ndërsa 1200 3.1 Ghz.

Pyetja e madhe në këtë mes është si do të krahasohen me linjën Intel Core i3? Ndërsa është herë për të dalë në konkluzione nisur nga çmimi duket se AMD do të ndërmarrë një strategji mjaft agresive ndaj dominimit të Intel në treg. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat