Google Play do të zhvendosë në fund të listave aplikacionet me performancë të dobët

Teknologji

Google Play do të zhvendosë në fund të listave aplikacionet me performancë të dobët

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 00:35
ilustrim

Google tha ditën e sotme se ndryshime të reja po vinë Play Store të cilat do të “promovojnë” më shumë aplikacionet me performancën më të mirë.

Kjo do të thotë se ato aplikacionet të cilët kanë më pak dështim dhe që nuk shkarkojnë baterinë e telefonit tuaj do të shfaqen më lart në listën e aplikacioneve sesa ato me problemet në fjalë.

Qëllimi është promovimi i aplikacioneve më të mira të cilat do të rrisin përdorimin dhe angazhimin sipas kompanisë.

Ky ndryshim u frymëzua pasi kompania mësoi se gjysma e vlerësimeve me një yll është si rezultat i stabilitetit të dobët të aplikacionit.

Algoritmi i ri do të detyrojë zhvilluesit të adresojnë problemet e tyre ose përndryshe do të penalizohen. Aplikacionet të cilat nuk performojnë mirë, zakonisht marrin vlerësime të ulëta.

Me kalimin e kohës numri i vlerësimeve negative dhe vlerësimet e ulëta me yje do të ndikojnë në vendin e aplikacionit në listat por edhe rezultatet e kërkimit. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat