Mekanizmi i mbrojtjes së fëmijëve të YouTube “po dështon”

Teknologji

Mekanizmi i mbrojtjes së fëmijëve të YouTube “po dështon”

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 13:39
YouTube

Mekanizmi i mbrojtjes së fëmijëve në YouTube po shkatërrohet, sipas disa prej vëzhguesve vullnetarë të kompanisë.

Shqetësimi se personat që kërkojnë të abuzojnë me fëmijët e vegjël duke përdorur mediat sociale është gjithmonë në rritje – dhe YouTube është i vetëdijshëm për këtë. Faqja e shpërndarjes së videove ka një rrjet të veçantë vullnetarësh, të quajtur ‘Flamujt e besuar’, të cilët ndihmojnë në identifikimin e posteve dhe komenteve shqetësuese në rrjet.

Por ky grup është shprehur për BBC Trending se kompania ka një numër të madh raportesh të pa shqyrtuara prej disa muajsh dhe se kompania i përgjigjet vetëm një pjese të vogël të ankesave nga publiku rreth rrezikimit të fëmijëve dhe të dyshuarve për ngacmimin e fëmijëve.

Një vullnetar thotë se ai përgatiti më shumë se 9,000 raporte në dhjetor 2016 – dhe se asnjë prej tyre nuk është kontrolluar nga kompania.

Madje, këta vullnetarë kanë dyshime në lidhje me efektivitetin e faqes ku raportohen abuzimet publike në YouTube. Gjatë një periudhe prej 60 ditësh, ata e përdorën atë për të shënuar qindra llogari që potencialisht shkelin udhëzimet e faqes.

Megjithatë, nga gjithsej 526 raporte, ata morën vetëm 15 përgjigje dhe vullnetarët thonë se sondazhi tregon një problem të madh me mungesën e mbrojtjes së fëmijëve në vend.
Raportet janë bërë kundër llogarive që bëjnë komente të pakëndshme, kryesisht në video të bëra nga adoleshentët dhe fëmijët e rinj.

Komentet e lëna poshtë videove janë shpesh seksualisht të qarta. Disa inkurajojnë të rinjtë të bëjnë video me pak rroba ose aspak, të flasin për trupin e tyre ose thjesht të flasin për tema seksuale. Disa kërkojnë që fëmijët të kalojnë në aplikacione private për një komunikim më pak publik.

Në një deklaratë, Zyra e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar tha për BBC: “Është jetike që qeveria dhe kompanitë të punojnë së bashku për të trajtuar çështjen e sigurisë në internet. Por të gjithë së bashku duhet të bëjmë më shumë dhe është e rëndësishme që kompanitë e internetit të marrin shumë seriozisht përgjegjësitë në këtë fushë“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat