Skype nuk punon për mijëra përdorues në Europë

Teknologji

Skype nuk punon për mijëra përdorues në Europë

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 16:13
Skype

Skype nuk punon për mijëra përdorues në Europë Aplikacioni i videoçatit popullor të Microsoft duket se ka pësuar disa probleme që janë bërë të ditura nga vetë përdoruesit. Nuk dihet ende se sa zona ka prekur por qindra vetë kanë raportuar për probleme në lidhje me shërbimin që prej orës 08.00 të mëngjesit.

Faqja e pavarur e internetit DownDetector thotë se për këtë çështje është folur në disa rrjete sociale.

Dhjetëra përdorues raportojnë problemin çdo minutë. Grumbulluesi i të dhënave thotë se mbi gjysma e raportimeve për Skype vjen nga përdorues që kanë probleme me aksesin në shërbim. Ndërsa pjesa tjetër për probleme me videotelefonata apo telefonata, dhe mundësia për të marrë apo dërguar mesazhe. Vetë kompania nuk ka folur për këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat