Apple Watch do të ketë mbështetjen LTE

Teknologji

Apple Watch do të ketë mbështetjen LTE

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 17:48
Apple Watch

Gjenerata e ardhshme e Apple Watch do të ketë mbështetjen LTE. Bloomberg raporton se kompania këtë vit planifikon që të paraqesë pajisjen e re me mbështetje për telefona, gjë e cila Apple Watch do t’i japë funksionalitet më të madh.

Përdoruesit do të kenë mundësi që në modelet e tyre  Apple Watch të bëjnë më shumë në rast të mungesës eventuale të lidhjes me iPhone.

Aksionet kyçe, si shfaqja e lajmërimeve dhe thirrjeve janë të bazuara në lidhjen me iPhone, e cila limiton vlerën e përdorimit të orës së mençur Apple për shumë përdorues. Mbështetja LTE do të ndryshojë këtë.

Apple Watch pritet ta shohim në shtator, kur pritet të arrijë edhe modeli i ri iPhone, nëse nuk do të ketë shtyrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat