Shitja e kompjuterëve pritet të shënojë rritje

Teknologji

Shitja e kompjuterëve pritet të shënojë rritje

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 15:52
Ilustrim

Shitja e kompjuterëve ishte e dobët në gjysmën e parë të këtij viti, por pritet që gjatë tremujorit të tretë të shënojë rritje.

Për këtë pritet të ndikojë më së shumti prodhimet e kompanive AMD dhe Intel për tregun e kompjuterëve të segmentit të sipërm.

Disa shitës tashmë kanë nisur të pranojnë para-dërgesa për modelet desktop, të cilët përdorin procesorët më të ri AMD.

Shitja e procesorëve me 16 bërthama Ryzen Threadripper 1950X dhe atyre me 12 bërthama 1920X do të fillojë nga data 10 gusht, derisa 1900X me tetë bërthama fillon kah fundi i gushtit.

Intel po ashtu po përgatit të publikojë gjeneratën e ardhshme të procesorëve 14nm Coffee Lake në një të ardhme të afërt, ndërsa në mesin e të parëve do të jenë Core i7 8700K. AMD dhe Intel po ashtu kanë shtuar rritjen në fushën e serverëve. Ndonëse seria e procesorëve aktualisht përbën vetëm 1% të tregut të serverëve, porositë janë shtuar për periudhën e ardhshme dhe pritet të mbeten të fuqishme edhe në pjesën e dytë të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat