Inxhinieri i Google shkarkohet për shkak të deklaratës seksiste

Teknologji

Inxhinieri i Google shkarkohet për shkak të deklaratës seksiste

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 18:52
Ilustrim

Inxhinieri i Google, i cili publikoi bllogun në të cilin vlerësoi se “prania e dobët e femrave në fushën teknologjike është si pasojë e faktorëve biologjikë”, është larguar nga puna, transmetojnë mediat amerikane.

Agjencia Bloomberg News transmeton se inxhinieri James Demore ka konfirmuar se është pushuar nga puna, derisa kompania Google nuk ka komentuar asgjë.

Demore në një notë interne ka thënë se përzgjedhja e profesioneve dhe mundësive të meshkujve dhe femrave janë të ndryshme, “për shkaqe biologjike dhe kjo shpjegon pse meshkujt dhe femrat nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në teknologji dhe lidership”.

Deklarata ka shkaktuar pakënaqësi te Danielle Brown, zëvendës presidente e Google për diversitet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat