Për shkak të humbjeve, “Japan Display” largon 30 për qind të punëtorëve

Teknologji

Për shkak të humbjeve, “Japan Display” largon 30 për qind të punëtorëve

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 10:51
Ilustrim

Kompania “Japan Display” ka bërë të ditur sot se do të shuajë 3.700 vende pune, të cilat përbëjnë rreth 30 për qind të fuqisë së saj punëtore, pasi që prodhuesi i ekraneve për telefona të mençur ka shënuar humbje në çerekun e kaluar, transmeton KosovaPress.

Duke përkujtuar se në treg ekziston një konkurrencë e ashpër, kompania nga Tokio ka precizuar se do të shuajë 3.500 pozita në fabrikat jashtë vendit dhe 240 vende pune në Japoni, transmeton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat