9 aplikacione të prindërve për mbikëqyrje të fëmijëve në internet dhe pajisjet inteligjente

Teknologji

9 aplikacione të prindërve për mbikëqyrje të fëmijëve në internet dhe pajisjet inteligjente

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 06:37
Ilustrim

Sa herë ka ndodhur që fëmijët tuaj të preokupuar me lojra dhe argëtime në tabletët dhe telefonat inteligjente harrojnë për obligimet dhe detyrat e tyre? A mundeni thjeshtë të kontrolloni interesat dhe veprimtaritë e tyre në pajisjet dixhitale të cilët, të jemi të sinqertë, janë bërë pjesë e domosdoshme e jetës së tyre?

Aplikimet për prindërit

Për fat të mirë, në treg gjatë kohë ekziston një gamë e tërë e aplikacioneve të thjeshta, instalimi i të cilëve i lejon prindërve qasje dhe kontroll mbi aktivitetet e fëmijëve të tyre në tableta dhe telefona inteligjentë.

Lojrat, shikimi i filmave, dëgjimi i muzikës, thjeshtë “surfing” në internet, por edhe shmangia e të gjitha llojeve të përmbajtjeve të papërshtatshme, tani nuk do ta largojnë vëmendjen nga mësimi, stërvitjet, përqëndrimi në klasë apo drekës së përbashkët familjare. Kohërat dhe trendet po ndryshojnë, por a dëshironi të vazhdoni ti mësoni me sukses fëmijët tuaj për respektin dhe përgjegjësitë, jeni të detyruar të përshtateni me ta.

Më poshtë po ju sjellim një përshkrim të disa aplikacioneve për prindërit me të cilët vëmendjen e fëmijëve nga ekranet e vogla shumë më lehtë do ta orientoni në angazhimet e tyre të përditshme dhe në momentet kur nuk ndodhen pranë jush.

Dinner Time Plus (për Android dhe iOS)

Me këtë aplikacion shumë të thjeshtë prindi nga smartfoni i tij mund ta kujtoj fëmijën e tij se është koha për pushim apo mësim, të shkojë në shtrat apo për drekën dhe darkën e përbashkët. Në kohën e caktuar aplikacioni në telefonin e fëmijës bllokon aktivitetin e tij të deriatëhershëm dhe e paralajmëron se, për shembull, është koha e gjumit.

Aplikacioni Dinner Time Plus ofron prindërve edhe një numër të mundësive të tjera, që nga vendosja e afateve kohore për përdorimin e aplikacioneve të caktuara dhe tërë smartfonin apo tabletin, përmes ekranit se çfarë po bën tani fëmija juaj në pajisjen e tij deri në bllokimin e aplikacioneve të caktuara në kohë të caktuar, për shembull, gjatë kohës së mësimit.

Mobicip (për Android, iOS, Mac dhe Windows)

Aplikacioni Mobicip është po aq efektiv për smartfonë, si dhe kompjuterë tavoline dhe laptop. Ky aplikacion i mundëson prindërve monitorimin e historikut të shikimit të përmbajtjeve të internetit, si dhe përdorimin e programeve të ndryshme. Nëse është e nevojshme me Mobicip mund të caktoni përkufizime kohore për përdorimin e përmbajtjes së veçantë, si dhe të bllokoni përmbajtje të papërshtatshme për fëmijën tuaj.

Funksionimi i aplikacionit është projektuar përmes definimit të filtrit, gjegjësisht tre niveleve të mundshme të filtrimit, strikt, maturi dhe pjekuri, të cilët fëmijës i përcaktojnë mënyrën e qasjes në internet, si dhe sasinë dhe disponueshmërinë e përmbajtjes së caktuar.

Mama Bear (për Android dhe iOS)

Mama Bear ofron një shumëllojshmëri të shërbimeve dhe një varg të niveleve të kontrollit dhe mbrojtjes së fëmijëve tuaj. Me këtë aplikacion mund të monitoroni përmbajtjen dhe veprimtarinë e tyre në rrjetet sociale, por edhe ti lexoni të gjitha mesazhet tekstuale hyrëse dhe dalëse.

Aplikacioni Mama Bear mundet në çdo kohë të ju zbulojë edhe ku ndodhet fëmija juaj, në sajë të shërbimit të lokalizimit në hapsirë. Një nga avantazhet e mëdha të këtij aplikacioni në krahasim me të ngjashëm që janë në treg, është aftësia që përmes tij të mbroni fëmijën në rrugë.

Në fakt, nëse fëmija është në lëvizje, makinë apo autobus, Mama Bear regjistron shpejtësinë e lëvizjes dhe ju alarmon nëse ajo shpejtësi është mbi kufirin e lejuar.

Screen Time (për Android, iOS dhe Windows)

Screen Time i mundëson çdo prindi që përmes smartfonit të tij të përcaktojë sasinë e kohës që fëmijët e tyre do ta kalojnë të preokupuar me aplikacione të ndryshme. Përmes Screen Time lehtë përcaktohet lista e atyre aplikacioneve që do të ket fëmija rregullisht në dispozicion, por edhe lista e atyre që përdorimi i të cilave do të jetë i kufizuar, veçanërisht në kohën e mësimit, apo të bëhen gati për të fjetur.

Duke përdorur Screen Time prindërit munden përkohësisht të ndalojnë ndonjë aplikacion të veçantë, apo plotësisht ta bllokojnë, të kontrollojnë se cilët aplikacione fëmijët i kanë marrë në pajisjet e tyre dhe ti miratojnë para se të fillojë instalimi i tyre. Komoditeti i aplikacionit është se përmes një llogarie mund të kontrollohen numër i pakufizuar i pajisjeve.

My Mobile Watchdog (për Android dhe iOS)

Siguria e fëmijëve në botën e vërtetë dhe virtuale është një prioritet për çdo prind të përgjegjshëm. Edhe një tjetër aplikacion që prindërve i mundëson kontrollin e fëmijëve është My Mobile Watchdog. Këtë kërkesë e karakterizon një ndërfaqe e thjeshtë nga e cila me përzgjedhje përcaktohet lloji i kontrollit.

Kurse përmes My Mobile Watchdog merrni qasje të shpejtë për mesazhet tekstuale, kontaktet, oraret e thirrjeve, mund ta kufizoni qasjen në aplikacionet dhe faqet e internetit, gjeo-lokatori në çdo kohë zbulon se ku ndodhet fëmija juaj dhe shumë gjëra tjera.

Pumpic (për Android dhe iOS)

Pumpic është gjithashtu një aplikacion që ofron një gamë të mundësive për kontrollin e fëmijëve në kohën që ata kalojnë me tabletë apo smartfon. Aplikacioni regjistron të gjitha thirrjet hyrëse dhe dalëse, si dhe mesazhet dhe on-line bisedat përmes, Facebook, WhatsApp, Viber dhe Skype.

Përmes Pumpic mund të keni një vështrim në dosjet e shkarkuara, madje edhe imazhe dhe video të regjistruara. Pronarët e sistemit iOS kanë në dispozicion edhe një risi, e kjo është monitorimi i një pjese të përmbajtjes së ruajtur dhe publikuar në iCloud të popullarizuar.

Net Nanny (për Android, iOS, Windows dhe Mac)

Net Nanny ofron përdoruesve tri karakteristika themelore të aplikacioneve për prindërit: përkufizimin e filtrimit, monitorimi i aplikacioneve dhe përmbajtjes sociale, si dhe kontrollin e kohës së shpenzuar mbi aplikacionet apo vetë pajisjen.

Ajo që e bën këtë aplikacion të ndryshëm nga ata të ngjashmit që ofron tregu është filtri efikas për pastrimin e përmbajtjeve vulgare dhe ofenduese. Përderisa disa aplikacione bllokojnë e tërë faqen në të cilën mund të gjenden komente vulgare dhe ofenduese, Net Nanny nuk e kufizon qasjen në zona të tilla, por me sukses kufizon dukshmërinë e komenteve për fëmijët tuaj.

K9 Web Protection (për Android, iOS, Mac dhe Windows)

Ky aplikacion është plotësisht pa kosto, por kjo nuk do të thotë se ofron më pak mundësi se shërbimet e ngjashme komerciale. K9 Web Protection ofron mundësinë e bllokimit të përmbajtjes së internetit nga më shumë se 70 kategori të ndryshme, të cilat përfshijnë përmbajtje të papërshtatshme, si pornografi, bastore dhe kazino, faqe që nxisin dhunë, racizëm dhe përhapin gjuhën e urrejtjes.

Përdoruesve gjithashtu ofron krijimin e listave të sigurta me përmbajtje me përmbajtje ku mund të keni gjithmonë qasje, si dhe ato ku qasja është e ndaluar përgjithmonë, në kohë reale krijon përshkrimin e përmbajtjes ku hyni në internet … K9 Web Protection përdorë Blue Coat, një nga sistemet më kualitative të mbrojtjes në internet nga të gjitha llojet e kërcënimeve.

Mobile Fence (për Android)

Mobile Fence është edhe një tjetër aplikacion instalimi i të cilit do të ju zvogëlojë shqetësimin për kohën gjersa fëmijët tuaj zbaviten me përmbajtje në smartfone. Përdorimi i këtij aplikacioni ju mundëson të përcaktoni planin ditor dhe javor të përdorimit të smartfoneve, gjegjësisht, që më parë, mund t’i programoni se cilat përmbajtje dhe kohëzgjatjen që do të jetë në dispozicion për fëmijët tuaj.

Këtu kemi edhe një mjet shumë të fuqishëm për identifikimin e përmbajtjeve të papërshtatshme të internetit të cilat bllokohen, pikërisht si edhe aplikacionet e padëshirueshme. Përmes Mobile Fence dhe gjeo-lokatorit të tij në çdo kohë mund të shihni se ku ndodhet fëmija juaj.

Këtë aplikacion e përdorin edhe shkollat në tabletët e tyre me qëllim të bllokimit të qasjes në përmbajtjet e faqeve të internetit që nuk janë në shërbim të programit mësimorë, por edhe kompanitë të cilat dëshirojnë t’i shkëpusin punonjësit e tyre nga përdorimi i përmbajtjeve argëtuese në vendin e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat