Samsung lançon shfletuesin e telefonëve Galaxy për të gjithë telefonët Android

Teknologji

Samsung lançon shfletuesin e telefonëve Galaxy për të gjithë telefonët Android

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 09:31
ilustrim

Disa prej aplikacioneve të Galaxy S8-ës janë më të mira sesa të Google dhe një rast konkret është shfletuesi Samsung Internet.

Ky i fundit tashmë do të ofrohet falas për të gjithë përdoruesit Android. Apple iPhone vjen me Safari ndërsa telefonët Android me Google Chrome.

Modelet Samsung Galaxy kanë shfletuesin Samsung Internet. Opsione të tjera janë Firefox dhe Opera.

Megjithatë shfletuesi i Samsung duket opsioni më i mirë aktualisht. Ju mund të mendoni se Chrome është shfletuesi më i mirë Android por nuk është i përshtatur mirë për platformat mobile dhe në performancë nuk është aq i qëndrueshëm.

Por pse shfletuesi i Samsung është më i mirë? Që nga butonat e kontrollit në fund të faqes, një modalitet të dedikuar leximit dhe sinkronizimit me desktopin, shfletuesi gjithashtu ofron mbështetje për shtojcat si bllokuesit e reklamave.

Nëse keni një telefon jo Samsung Galaxy por me Android Lollipop, atëherë ju rekomandojmë të vizitoni Google Play Store dhe të shkarkoni versionin 6.2 të Samsung Internet. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat