Atletet që ndryshojnë pamjen me një klikim

Teknologji

Atletet që ndryshojnë pamjen me një klikim

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 18:09
Atletet

Kompania ShiftWear ka prezantuar atletet, dizajnin e të cilave pronari mund ta ndërrojë vetë me ndihmën e telefonit të mençur.

Atletet kanë ekrane me ndihmën e të cilave në mënyrë të thjeshtë mund të ndryshoni pamjen e tyre, shkruan TechBlook.

Ato janë të lidhura me telefon me ndihmën e rrjetit WiFi ose Bluetooth. Përdoruesi me ndihmën e aplikacionit në telefon përzgjedh dizajnin e dëshiruar të mbathjeve.  

Atletet kanë opsionin e mbushjes gjatë ecjes ose vrapimit, gjë e cila lehtëson përdorimin e tyre.  Ato po ashtu janë rezistuese ndaj ujit dhe pluhurit dhe përdoruesit nuk do të kenë probleme me mirëmbajtjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat