BE zhvillon super-kompjuterin evropian

Teknologji

BE zhvillon super-kompjuterin evropian

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 18:47
Super-kompjuteri

Komisioni Evropian që një kohë të gjatë është duke shqyrtuar mundësinë e krijimit të super-kompjuterit në rajonin e BE-së, i cili do t’iu shërbente vendeve anëtare për të zënë hapin me vendet tjera, të cilat posedojnë tashmë një kompjuter të tillë.

Për të vendosur se çfarë super-kompjuteri i nevojitet Evropës, vendi i ndërtimit dhe shuma financiare, KE ka nisur konsultimet me vendet anëtare.

KE ka ftuar të gjithë, duke nisur prej përfaqësuesve të vendeve e deri te prodhuesit dhe institucionet, të cilat eventualisht do ta përdorin, për të shprehur mendimet për zhvillimin e tij në të ardhmen.  Siç thonë në KE, rezultati i konsultimeve do të ndihmojë në mbështetjen e zhvillimit të gjeneratës së ardhshme të kompjuterëve dhe infrastrukturës digjitale në Evropë.

Kompjuterët me performanca të larta kanë potencial të madh për shkencë, shoqëri dhe investime për shkak të mundësisë që të analizojnë sasi të mëdha të të dhënave në kohë reale, transmeton KosovaPress.

Ata mund të jenë efikas edhe në zgjidhjen e sfidave shoqërore dhe shkencore në fushat, siç janë zhvillimi i barnave, dekodimi i trurit të njeriut, parashikimi i ndryshimeve klimatike dhe zbutjen e katastrofave natyrore dhe industriale.

Për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të super-kompjuterëve janë të nevojshme investime të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat