Fillon prodhimi masiv i çipave HiSilicon Kirin 970

Teknologji

Fillon prodhimi masiv i çipave HiSilicon Kirin 970

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 21:12
HiSilicon Kirin 970

Raportet nga Tajvani bëjnë të ditur për fillimin e prodhimit komercial të çipave Kirin 970. Raportimet e mëhershme sugjeronin se prodhimi i këtyre çipave do të bëhej nga TSMC, e cila kishte prodhuar modelin paraprak Kirin 960.

Kirin 970 pritet të mbështesë arkitekturën Cortex A73 CPU dhe HiSilicon dëshiron që çipat të jenë në rang me modelet premium të Samsung dhe Qualcomm.

Më herët ishte përfolur se Kirin 970 do të përdorë inteligjencën artificiale. Tashmë kemi parë se Huawei ka nisur me implementimin e formave të caktuara të funksioneve të inteligjencës artificiale dhe “machine learning”, të cilat e bëjnë  EMUI interface më të lehtë për përdorim.

Pritet që Kirin 970 të debutojë në telefonin Huawei Mate 10, i cili do të prezantohet në tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat