Djaloshi i talentuar largohet nga Facebook

Teknologji

Djaloshi i talentuar largohet nga Facebook

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 21:23
Michael Sayman

Djaloshi i talentuar i Facebook largohet nga rrjeti social dhe shkon tek Google, ku do të jetë menaxheri i shërbimit zanor Assistant.

Michael Sayman filloi si stazhier në Facebook kur ishte vetëm 17 vjeç, dhe 18 vjeç iu ofrua posti si inxhinier.

Në kompaninë e Mark Zuckerberg, Sayman ndihmoi rrjetin social të kuptonte përdorimin e smartphone nga ana e brezit të ri, ka udhëzuar për projekte eksperimentale dhe ka ofruar mbështetje për menaxherët për të identifikuar trendet.

Sayman, që ka mësuar të zhvillojë aplikacione që në moshën 13 vjeç, sot është 21 vjeç. Facebook e zbuloi pasi përdorte mjetet në dispozicion  të programuesve për një aplikacion të ri për iPhone. Para se të hynte në Facebook si stazhier, i shoqëruar nga e ëma, fluturoi në Silicon Valley për një takim privat me Zuckerberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat