Google ju ka regjistruar, ja se si t’i fshini të dhënat

Teknologji

Google ju ka regjistruar, ja se si t’i fshini të dhënat

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 23:24
Google

Ju ndoshta e dini se Google ruan gjurmët e gjithçkaje që shtypni në dritaren e kërkimit, ashtu sikurse skanon email-in tuaj për të “analizuar përmbajtjen”.

Por ajo që ju nuk mund të mos e dini, është se Google ju ka regjistruar edhe ju, siç shkruan Guardian. Regjistrimi nuk është se kryhet domosdoshmërisht në mënyrën e NSA-së, për të cilën Eduard Snouden ka folur qartë. Megjithatë, nëse i keni përdorur tiparet e kontrollit të zërit të Google (zakonisht e keni bërë pasi thoni “OK Google”), gjithçka që kenifolur në këtë shërbim është regjistruar. Për fat të mirë, Google ju lejon ta dëgjonivetë dhe ta pastroni atë histori.

Nëse vizitoni faqen e Historisë së Google dhe shkoni te butoni Aktiviteti i Zërit dhe Audios (Voice & Audio Activity), mund të dëgjoni atë që keni kërkuar nga Googledhe të fshini të gjitha file-t.

Ju gjithashtu mund të ndryshoni cilësimet për t’u siguruar që nuk ju regjistron përsëri. Ka pasur sugjerime se Siri i Apple dhe Cortana i Microsoft kanë regjistruar edhe ato që thonë përdoruesit – por me sa duket nuk ka asnjë mënyrë për t’i fshirë ato regjistrime.

Amazon Echo supozohet se është gjoja më i keqi i të gjithë këtyre shërbimeve, duke parë që regjistrimi është në qendër të gjithçkaje që bën. Megjithatë, mund të pastroni historinë edhe tek Amazon Echo. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat