Alarm për prindërit: Shqetësuese janë videot në YouTube, kujdes janë duke mashtruar fëmijët

Teknologji

Alarm për prindërit: Shqetësuese janë videot në YouTube, kujdes janë duke mashtruar fëmijët

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 23:48
Ilustrim

Disa prindër po flasin për video shqetësuese në internet, të trendit të fundit, që u bëjnë thirrje fëmijëve, por pastaj kthehen në errësirë, të dhunshëm dhe në disa raste seksuale.

Videot falso të fëmijëve mund të gjenden në YouTube dhe YouTube Kids.

Videot shfaqin pamje të fëmijëve të karaktereve të njohura dhe të dashura, si Elsa nga Frozen, “Spider-Man“, dhe Peppa the Pig etj.

Normalisht, këto karaktere janë miratuar nga prindërit, por videot që po shpërndahen janë duke bërë një kthesë të errët. Karakteret shfaqen duke bërë injektim me shiringa, të vendosur në zjarr, të sulmuar, gjakderdhje dhe duke u shndërruar në zombie.

Përveç dhunës, ka edhe referenca seksuale dhe biseda në banjë në video.

“Ishte një test i shtatzënis që ata po merrnin dhe unë mbeta gojëhapur,”Çfarë?”” , tha Eriq Martinez. Vajza e tij 3-vjeçare, Millie, hasi disa nga këto video, të cilat sigurisht nuk janë perralla.

Ai tha se Hirushja dhe Spider-Man po merrnin një test shtatzënie.

Prindërit në mbarë globin po zbulojnë të njëjtën prirje të shtrembëruar. BBC kohët e fundit ka gjetur shum video që po ngarkohen, qindra prej këtyre videove janë me përmbajtje falso.

Është alarmante. Disa nga videot kanë miliona shikime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat