Google e interesuar ta blejë HTC-në

Teknologji

Google e interesuar ta blejë HTC-në

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 15:20
Google

Duket se Google është gati të bëjë një blerje tjetër Gjiganti amerikan i internetit thuhet se është në procesin e blerjes së krijuesit të telefonave, kompanisë tajvaneze HTC.

Raporti sugjeron që Google do të blejë gjithë HTC ose vetëm biznesin e tyre të telefonave, sepse kjo është pjesë e biznesit që Google dëshiron.

Google e bëri këtë më parë me Motorola dhe pastaj përfundoi duke e shitur kompaninë tek Lenovo. Google duket se po kërkon të blejë biznesin e HTC-së pasi HTC aktualisht bën telefonat e linjës Pixel.

Google ka dashur gjithmonë të marrë treg nga iPhone i Apple me pajisjet e tyre, edhe pse shitjet e ndonjë prej pajisjeve që ata kanë prodhuar vetë ose me partnerët nuk kanë arritur as afër iPhone.

Me sa duket Google mendon se nëse po prodhon softuerin por edhe harduerin për telefonat, kjo do t’i ndihmojë kompanisë të krijojë pajisje më të mira.

Apple ndërton harduerin dhe softuerin e vet dhe kjo ka funksionuar shumë mirë për kompaninë më të madhe amerikane dhe Google mund të shikojë të bëjë të njëjtën gjë duke blerë HTC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat