Ja sesi të realizoni “screenshot” nga shfletuesi Firefox

Teknologji

Ja sesi të realizoni “screenshot” nga shfletuesi Firefox

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 17:02
Firefox

Ekzistojnë disa mënyra për të realizuar screenshot në kompjuterin tuaj, por shfletuesi Firefox ofron një mënyrë më vehte.

Duke aktivizuar një funksionalitet i cili është i disponueshëm në versionin beta të shfletuesit, përdoruesit mund të realizojnë dhe shpërndajnë pamjet e ekranit brenda shfletuesit me një buton të vetëm.

Funksionaliteti është i dobishëm sidomos në rastet kur doni të shpërndani pamje të ekranit online.

Ja sesi të aktivizoni opsionin Screenshots në Firefox

Ndiqni këto hapa:

Sigurohuni se keni instaluar versionin e fundit të Firefox
Në fushën e adresës shkruani about:config
Do të shikoni një mesazh paralajmërues. Klikoni “I Accept the Risks.”
Kërkoi për: screenshots.system-disabled
Zakonisht ky opsio ka një vlerë “True”. Me një dopjo klik shndërrojeni në “false.”
Një buton i ri do të shfaqet ngjitur me shiritin e adresës

Ja sesi të realizoni një screenshot në Firefox

Ekzistojnë dy mënyra për të realizuar një screenshot në Firefox:

Pasi të klikoni butonin e ri screenshot, klikoni kudo në shfletues dhe përzgjidhni hapësirën që doni të shndërroni në imazh
Gjithashtu duke mbajtur mausin mbi një faqe, do tu tregojë hapësirat që mund të kapni me një klikim

Sapo të keni realizuar screenshot mund të vendosni nëse doni ta ruani në kompjuter apo online. Nëse e ruani online imazhi do të jetë i disponueshëm për 14 ditë. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat