Google lançon teknologjinë HDR në aplikacionin Android

Teknologji

Google lançon teknologjinë HDR në aplikacionin Android

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 11:52
ilustrim

Youtube filloi linçimin e HDR-së për disa përdorues të telefonëve Android gjatë fundjavës por ende jo në iOS.

HDR-ja është e disponueshme që nga Nëntori i kaluar për ata që qasen në Youtube nga televizorë ndërsa kjo është hera e parë që kompania sjell HDR edhe në telefonët inteligjentë.

Youtube HDR në Android

Çfarë do të thotë HDR? Cilësi më e mirë imazhesh, kontrast më i lartë, ngjyra më vibrante dhe ngjyra më të thella.

Youtube HDR do të debutojë fillimisht në Google Pixel, LG V30, Samsung Galaxy S8 dhe Note 8, Sony Xperia XZ Premium nga aplikacioni mobil.

Përditësimi i softuerit është lëshuar në këto moment dhe aplikacioni i Youtube po përditësohet në telefonët e përmendur më lart.

Kompania premtoi se do të punonte me më shumë prodhues telefonësh për të sjellur mbështetjen HDR në më shumë telefonë. Megjithatë ende nuk ka një axhendë lidhur me këtë.

Aktualisht në Youtube ka një sasi të konsiderueshme videosh HDR. Platforma ka vërejtur disa video 1080pHDR por ende 1440pHDR.

Adoptimi i HDR-së

Teknologjia HDR ende nuk është adoptuar në masë sidomos sa i përket përmbajtjeve video.

Duke qenë se jetëgjatësia e televizorëve të rinj HDR është më e vogël sesa TV të tjerë, shumë përdorues nuk janë të gatshëm të blejnë një të tillë.

Megjithatë nuk ka për të kaluar shumë kohë kur telefoni juaj të realizojë video në cilësie HDR. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat