Prezantohet Apple TV4K

Teknologji

Prezantohet Apple TV4K

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 08:09
Apple TV4K

Kompania Apple dje ka prezantuar edhe gjeneratën më të re të Apple TV, e cila do të ketë mbështetje për videot me rezolucion 4K dhe HDR.

Në fakt, kjo pajisje do të quhet Apple TV4K dhe ka procesor më të mirë për të mbështetur incizimet në rezolucionin 4K dhe videot HDR, transmeton KosovaPress.

Në gjeneratën më të re të Apple TV do të ketë transmetime direkt të sportit dhe përdoruesit mund të marrin notifikimet kur ekipet do të kenë orarin për të luajtur.

Po ashtu, studiot e Hollywood-it do të kenë filmat e tyre të pranishëm në rezolucionin 4K në iTunes me të njëjtin çmim sikur filmat në formatin HD.

Shërbimi i Apple TV 4K HDR do të jetë i pranishëm në SHBA, Kanada, Francë, Australi, Gjermani, Suedi dhe Norvegji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat