HP sjell dy laptopa të ri EliteBook

Teknologji

HP sjell dy laptopa të ri EliteBook

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:52
EliteBook

Kompania HP ka bërë të ditur se do të sjellë dy modele të reja në treg.

Laptopat e ri EliteBook janë modelet 1040 G4 dhe x360 1020 G2, dhe janë të dedikuara në tregun e biznesit,  me specifika solide dhe dizajn të stilizuar.

HP EliteBook x360 1020 G2 është rezistues ndaj goditjeve dhe rënieve.

Laptopi ka ekran 12.5-inç me rezolucion 1080p ose 4K, procesor Intel Core i7-7600U. Aty është edhe memoria 16GB DDR3-1866. Bateria punon deri 12.5 orë.

HP EliteBook 1040 G4 është versioni më i fuqishëm dhe ka procesor me katër bërthama Intel Core i7-7820HQ- Kaby Lake. Aty është ekrani 14 inç me rezolucion 1080p ose 2160p, 16GB DDR4-2133 memorie. Të dy laptopat do të jenë në treg që nga ky muaj, me çmim fillestar prej 1.380 dollarëve për modelin bazë.

Image
EliteBook
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat