HTC punon në telefonin Android One

Teknologji

HTC punon në telefonin Android One

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 17:37
HTC

Google duket se po planifikon një strategji agresive për Android One.

Pasi Xiaomi zyrtarizoi modelin e tij Android One, pati raportime se Motorola po përgatit telefonin nga linja e Google Android One. Tash sugjerohet se në gjithë storien është përfshirë edhe kompania HTC, transmeton KosovaPress. HTC pritet të publikojë modelin e rifreskuar HTC U11 Life, i cili do të mbajë specifika të njëjta.

Edhe pse do të ketë versionin e sistemit operativ Android O, telefoni Android One do të mbajë edhe Sense 9.0_A1 UI.

Aktualisht, nuk ka informacione për datën e publikimit, por pritet që HTC së shpejti të publikojë telefonin e tij Android One.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat