Harrojeni Facebook dhe Instagram - Amazon prezanton rrjetin më të ri social

Teknologji

Harrojeni Facebook dhe Instagram - Amazon prezanton rrjetin më të ri social

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 06:47
Spark

Amazon ka prezantuar rrjetin më të ri social të quajtur Spark nëpërmjet të cilit anëtarët mund të prezantojnë dhe blejnë produkte në platformat e saj, një lëvizje e cila përbën hapin e parë të kompanisë në botën e medias sociale.

Spark, i cili është i disponueshëm vetëm për abonentët me pagesë të Amazon Prime, inkurajon përdoruesit të ndajnë foto dhe video, ashtu si në një rrjetet sociale Instagram apo Pinterest.

Përdoruesit mund tu përgjigjen postimeve me anë të “buzëqeshjeve,” ekuivalenti i “pëlqimeve” në Facebook. Amazon gjithashtu ftoi të gjithë publikuesit, influencerët dhe blogerët të postojnë në Spark.

Postimet e tyre do të identifikohen me hashtage të sponsorizuara. Shumë përdorues e quajtën rrjetin e ri social një kryqëzim mes Instagram dhe Pinterest por në stilin e-commerce.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat