Të gjithë e prisnit! Do të dashuroheni me risinë e re të Instagram

Teknologji

Të gjithë e prisnit! Do të dashuroheni me risinë e re të Instagram

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 00:33
Instagrami

Më në fund ndodhi: Instagrami tashmë ka një opsion "Ju ndjek " në profilet e njerëzve të cilët ju ndjekin.
Përditësimi ri duket se funksionon vetëm për përdoruesit Android për momentin, por me përditësimin e ri të lançuar nga IOS, çdokush mund ta përdorë këtë opsion të shumëpritur.

Deri më tani, nëse do të vizitonit profilin e dikujt, s’do ia kishit idenë nëse ai person ju ndiqte apo jo, pa kontrolluar llogaritë të cilave personi u kishte bërë "follow".
Kjo nuk është aq gjë e keqe nëse keni pak ndjekës, por nëse jeni aq me fat sa të keni shumë njerëz të dëshpëruar për të parë fotot tuaja në kafe apo macen tuaj, atëherë ky perditësim ështe një gjë e mire.

Njerëzit janë padyshim tejet të kënaqur nga përditësimi i ri, i cili duket se u lançua krejt papritur.
Në një tjetër përditësim të fundit, nëse klikonit për të parë një video, të gjitha videot e mëvonshme do të hapeshin automatikisht, edhe pse dalja nga aplikacioni do ta rivendoste veçorinë në gjendjen fillestare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat