Virusi i tmerrshëm mund të infektojë miliarda telefona, ja si të parandalohet

Teknologji

Virusi i tmerrshëm mund të infektojë miliarda telefona, ja si të parandalohet

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 14:34
Ilustrim

Pronarët e telefonave të mençur janë paralajmëruar për një virus të tmerrshëm, i cili mund të marrë në dorë pajisjen tuaj dhe kërcënon miliarda pajisje në gjithë botën.

Përdoruesit e telefonave të mençur janë paralajmëruar për malwaren e rrezikshëm, i cili po shpërndahet përmes Bluetooth

Ekspertët e sigurisë kanë thënë se virusi i rri po përhapet përmes  Bluetoothit.

Virusi BlueBorne po prek pajisjet për shkak të dobësive në pajisje përmes rrugës së Bluetooth.

Vrimat e sigurisë iu lejojnë sulmuesve që të marrin kontrollin mbi gadgets e Bluetooth, të ekzekutojnë kodet dhe të interferojnë në trafikun ndërmjet pajisjeve.

Gadgets e prekur janë në sistemet Android, Windows dhe Linux, si dhe versionet e mëhershme të iOS, ka bërë të ditur kompania për kërkime të sigurisë Armis.

Ekspertët thonë se rreziku më i madh nëse personi i prekur nga virusi përdorë bankën.

BlueBorne atëherë do të përhapet në secilën pajisje me Bluetooth të aktivizuar dhe mund të bartet madje edhe në kompjuterët e bankës.

Sulmet nuk kërkojnë që viktima të shkarkojë ose të klikojë në ndonjë link.

Ata thjesht duhet të kenë Bluetooth të aktivizuar, duke i ndihmuar në këtë mënyrë BlueBorne për t’u shpërndarë në shkallë të gjerë.

Viktimat mund të jenë plotësisht të pavetëdijshme se pajisjet e tyre janë të infektuara.

“Nuk ka asnjë mekanizëm për të bllokuar lidhjet Bluetooth, ashtu që sulmuesit depërtojnë përmes një bypassi”, ka thënë Ben Seri, shefi i kërkimit në Armis Security.

Fansat e Apple janë të lumtur që versioni i fundit i iOS nuk është i prekur nga ky lloj virusi.

Pajisjet e prekura nga virusi janë Google Pixel, Samsung Galaxy, Samsung Galaxy Tab, LG Watch Sport, Pumpkin Car Audio System.

Për të mbrojtur veten nga BlueBorne, siguroni që pajisja e juaj të ketë përditësimin e fundit. Nëse nuk e dini nëse pajisja juaj është e prekur nga virusi, atëherë mënyra më e mirë është që ta fikni Bluetooth për një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat