Shitja e kufjeve me Wi-Fi shënon rritje 300 % që nga lansimi i iPhone 7

Teknologji

Shitja e kufjeve me Wi-Fi shënon rritje 300 % që nga lansimi i iPhone 7

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 17:51
Wi-Fi

Përdoruesit e telefonave mobilë kanë vendosur që të shfrytëzojnë teknologjinë në kapacitetet e saja të plota.

Shitja e dëgjuesve me Wi-Fi ka shënuar rritje prej mbi 300% brenda vitit qëkur Apple hoqi portin për dëgjuese.

Të dhënat e reja të gjigantit Argos tregojnë se shitjet kanë shënuar ngritje 343% për kufjet Bluetooth në 12 muajt e fundit.

Të dhënat janë publikuar ndërkohë që pajisjet më të reja iPhone 8 dhe 8 Plus do të dalin sot në shitje në Britaninë e Madhe. Të dyja pajisjet nuk posedojnë portin për dëgjuese.

iPhone 7 ishte pajisja e parë e Apple që erdhi pa portin për dëgjuese. Edhe prodhuesit tjerë të telefonave të mençur, përfshirë HTC dhe Motorola, kanë ndjekur shembullin për të larguar portin për dëgjuese nga pajisjet e tyre të reja, ndërkohë që trendi i industrisë pritet të vazhdojë.

Apple ka lansuar dëgjueset e veta Wi-Fi në vitin 2016, të njohura si AirPods.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat