10 blerjet më të mëdha të Google përfshirë HTC-në

Teknologji

10 blerjet më të mëdha të Google përfshirë HTC-në

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 09:56
ilustrim

Javën e kaluar Google dha lajmin e bujshëm se do të blinte biznesin e telefonëve të HTC për 1.1 miliard dollar.

Duke marrë nën kontroll këtë divizion, Google do të fitojë 2,000 punonjës të HTC përfshirë gjysmën e ekipit të hulumtimit dhe zhvillimit, dhe afro 1/5 e punonjësve të HTC në total.

Edhe pse Google nuk do të blejë asetet prodhuese të HTC, lëvizja tregon përpjekjet e kompanisë për tu bërë më inovative dhe konkurruar me Apple dhe Samsung.

Infografiku i paraqitur tregon se ku qëndron blerja e HTC-së në listën e blerjeve më të mëdha të Google.

Gjigandi i motorit të kërkim synon që me këtë blerje të shmangë gabimet me Motorola-n të cilën e bleu për 12.5 miliar dollar dhe shiti për 3 miliard dy vite më pas tek Lenovo. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat