Lansohet inkubatori teknologjik Trekandi

Teknologji

Lansohet inkubatori teknologjik Trekandi

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 07:07
Ilustrim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Greg Delawie do të flas në ceremoninë e lansimit të Trekandit, kompania e parë e financuar dhe mbështetur nga Gjirafa Lab.   

Gjirafa Lab ka zgjedhur Trekandin përmes një procesi garues dhe shpreson të financoj dhe mbështes më shumë ‘start-up’ me teknologji të re në Kosovë dhe në ekonomin digjitale shqip-folëse të rajonit.

Misioni I USAID-it në Kosovë ka hy në partneritet me Gjirafën në krijimin e inkubatorit teknologjik I cili do të facilitoj zhvillimin e ekonomisë  digjitale regjionale dhe kësisoj të shtyj inovacionin drejt zhvillimit ekonomik. 

Ky partneritet i ka mundësuar Gjirafës të përshpejtoj dhe rris përkrahjen e ideave dhe startapeve të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat