Lansohen dy lojëra të telefonisë mobile për të luftuar korrupsionin

Teknologji

Lansohen dy lojëra të telefonisë mobile për të luftuar korrupsionin

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 10:48
Ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara (UNDP), përmes projektit Anti-Korrupsion e në bashkëpunim me IPKO Foundation, do të zhvillojë fazën finale të ngjarjes “Game Over, Corruption”.

Faza e parë e “Game Over, Corruption” është mbajtur në dhjetor të vitit 2016, e që ishte një garë me synimin që përmes lojërave në telefona mobil, të përçojë mesazhin anti-korrupsion dhe në të njejtën kohë të angazhojë të rinjtë dhe t’i vetëdijësojë ata mbi rreziqet e korrupsionit.

Në fund të garës u zgjodhën dy ekipe fituese, që prezantuan dy konceptet më të mira, të cilat u shpërblyen me nga 4,000 Euro për t’i zhvilluar më tutje dhe kompletuar lojërat.

Në këtë fazë përfundimtare, dy ekipet fituese do të prezantojnë konceptet e tyre dhe lojërat do të lansohen për publikun.

Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Andreë Russell, Kordinator i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Abetare Gojani, Menaxhere e Programit në IPKO Foundation dhe Agnesa Belegu, Drejtoreshë e Lojërave në Zombie Soup, kompani për zhvillim të aplikacioneve.

“Game Over, Corruption” është iniciativë që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Daneze e Zhvillimit (DANIDA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat