Kufjet e reja të Google përkthejnë në gjuhë të huaja në kohë reale

Teknologji

Kufjet e reja të Google përkthejnë në gjuhë të huaja në kohë reale

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 19:14
The Pixel Buds janë të ngjashme me Babel fish

Google ka krijuar kufjet e reja, të cilat mund të përkthejnë në gjuhë të huaja në kohë real.

The Pixel Buds janë të ngjashme me Babel fish, krijesën e famshme fiktive nga The Hitchhiker's Guide to the Galaxy.

Ato përkthejnë dhe ju mundësojnë që të flisni me persona tjerë që flasin gjuhë të huaja.

Puna e këtyre kufjeve është mjaft impresionuese në një demo të lansuar nga Google këtë javë, duke i mundësuar folësit në gjuhën angleze që të bëjë një bisedë të mprehtë me biseduesin në gjuhën suedeze.

Kufjet pa tela mbështesin 40 gjuhë botërore dhe ato do të kushtojnë 159 funta.

Ato do të dalin në treg në muajin nëntor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat